Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U përfol si kandidate, Kokalari: PD ka nevojë për ndryshim dhe reformim, nëse Basha do ta mbajë peng, diaspora do e dobësojë deri në shterim Partinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Evi Kokalari, e përfolur si kandidate për kryetare e PD, komenton zhvillimet e mbrëmjes vonë dje në Partinë Demokratike, ku Kryesia dhe Këshilli Kombëtar vendosën 13 qershorin si datë për zgjedhjet në Parti dhe kryetarin.

“Lul Basha sot ndryshoj datën e zgjedhjeve për kryesinë e PD-së  nga 22 Korrik që është me statut, në 13 Qershor. Data për paraqitjen e kandidaturave është 24 Maj, pra as një javë nga sot. Konfirmimi i këtij ndryshimi u votua dhe aprovua nga anëtarë të  cilët janë piketuar dhe zgjedhur nga Basha vetë. Kur kjo mbledhje përfundoj, e vetmja gjë që më vinte ndërmend qe “Byroja Politike & Plenumi” i radhës”, shkruan Kokalari.

Ajo thekson se PD ka nevojë për ndryshim dhe reformim, dhe sipas saj nëse Lulzim Basha do ta mbajë peng Partinë, atëherë diaspora do të bashkë forcat dhe do të krijojë një parti të sajën, duke shteruar PD.

“Dua haptazi të them që personalisht nuk kam asnjë interes të  kthehem në Shqipëri, as të kandidatoj për kryesinë e PD-së, (siç pati frikë Basha), por di të them që PD-ja ka nevojë për ndryshim, reformim, dhe nëse Basha do ta mbaj peng, SUKSESE!

Diaspora dhe individ që përfaqësojnë të djathtën në Shqipëri, do mbledhin forcat, do krijojnë partinë e tyre duke dobësuar deri në shterim Partinë Demokratike. Ndryshe, i sygjeroj Lulzim Bashës të lërë datën 22 Korrik për zgjedhje në mënyrë që Diaspora të dërgoj kandidatët e saj për këtë post”, përmbyll Evi Kokalari.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img