Hapësire reklamuese

Aktualitet

U përfol se ishte Cllevio, policia zbulon autorët që vendosën tritolin te lokali i Noizyt

Shkruar nga Newsbomb
U përfol se ishte Cllevio, policia zbulon autorët që
Kleviol Ahmeti u përfol si autori që kishte vendosur tritolin para një viti në lokalin e Noizyt. Reperi i njohur me emrin artistik Cllevio ishte në qendër të vëmendjes. Megjithatë duket se gjithçka ka qenë një show nga përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi sot policia ka dalë me një deklaratë zyrtare. Ishte kryepolici, Muhamet Rrumbullaku që përmes një komunikate për shtyp zbuloi se banda e Laert Haxhiut kishte vendosur tritolin në lokalin e këngëtarit të njohur në Durrës, në qershor të vitit 2022. Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit, ka zbardhur shumë ngjarje, mes tyre edhe atë të ndodhur në lokalin e Rigels Rajkut. Gjashtë vrasje dhe pesë shpërthime u janë atribuar grupit të Haxhiut, i cili është një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Kujtojmë që shpërthimi në lokalin e Noizyt ndodhi në orët e para të mëngjesit të 8 qershorit, ku për fatin e mirë nuk pati dëme në njerëz. Sikurse bëhet e ditur nga policia e shtetit, bien poshtë të gjithë hipotezat se Cllevio mund të ishte autor i vendosjes së tritolit në lokalin e reperit. Lexo edhe: Dëshmia e Artan Tafanit, zbardhen 6 vrasjet e bujshme Rrumbullaku besimplotë: Ekstradojmë Laert Haxhiun

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese