Hapësire reklamuese

Aktualitet

U përfol nga ish-deputetja e PD-së se kishte humbur jetën, PROTESTUESI i ASTIRIT pozon nga spitali

Shkruar nga Newsbomb
Mahmut Imallari

Mahmut Imallari nuk e ka menduar ndonjëherë se do të përmendej kaq shumë në media, për një fakt tragjik sikur ka humbur jetën, raporton newsbomb.al.

Ai u përmend sot paradite nga ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri se për shkak të përplasjes me policinë te Astiri, protestuesi ka humbur jetën dhe këtë, ish deputetja “e kishte marrë vesh nga banorët”.

Por, menjëherë mediat u drejtuan te Spitali i Traumës, ku kanë shkuar të plagosurit, raporton newsbomb.al.

Dhe aty shtetasi Mahmut Imallari ka pozuar për mediat. Ulur në një nga krevatet e urgjencës, me një vigon në krah nga ku ka marrë serum, ai gjendet shëndosh e mirë pa asnjë shenjë dhune.


imallari.jpg

i lenduari.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.