Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

U përdhunua nga serbët kur ishte 16 vjeçe, sot Vasfije Krasniqi kthehet në Kuvend për të ngritur zërin për gratë kosovare

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vasfije Krasniqi-Goodman, është një nga vajzat e përdhunuara nga serbët gjatë luftës së Kosovës. Tani ajo kërkon drejtësi nga vendi i saj në Parlamentin e Kosovës.

Dy policië serbë gjatë Luftës së Kosovës e rrëmbyen dhe e përdhunuar kur ajo ishte ende një adoleshente, vetëm 16 vjeçe. Ata u paditën për krimin kryer, por më pas u liruan nga Gjykata Supreme e Kosovës në 2014. Historia e Vasfije Krasniqi-Goodman bëri jehonë në të gjithë mediat botërore.

Që nga fundi i luftës ajo udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në vitin 2015 u rikthye në Kosovë si e mbijetuara e parë e përdhunimit gjatë luftës, e cila pa nguruar aspak tregoi historinë e saj publikisht.

Që atëherë, ajo ka qenë në një mision për të mbijetuarit në Kosovë dhe në botë, duke kërkuar drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës në vendin e saj.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman kandidoi për partinë Lëvizja Vetëvendosja e cila fitoi me me një rezultat të thellë.

“Unë kurrë nuk e kam parë veten si dikush që do të kandidojë për një detyrë shtetërore. Doja të isha vetëm aktiviste. Doja të tregoja historinë time, duke përhapur lajmin për atë që ndodhi në Kosovë gjatë luftës”, thotë ajo.

Gjatë Luftës së Kosovës 1998-99, burime të ndryshme vlerësojnë se 20,000 gra dhe burra u përdhunuan dhe u torturuan, nga policia serbe dhe ushtria jugosllave.

Shumë gra të cilat kanë rënë viktimë e përdhunimit nuk mund të flasin për atë eksperiencë të vështirë të tyre, prandaj Vasfije Krasniqi-Goodman shpreson se mund të sjellë disa ndryshime gjatë mandatit të saj katër-vjeçar.

“Mendoj se e para dhe më e rëndësishmja është lufta për drejtësi. Ende nuk kemi një autor pas hekurave kur bëhet fjalë për krimet e përdhunimit. Pra, ne duhet të shohim se si qeveria dhe institucionet mund ta shtyjnë Serbinë të kthejë kriminelët”, shton ajo.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img