“Miss Universe Kosova”, Tuti Sejdiu pak ditë më parë trondtiti të gjithë opinionin publik me rrëfimin e saj, ku tregoi se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar dhe trafikuar nga disa persona.
Tuti tha se kurorën ia kushton familjes, veçanërisht të atit i cili ndodhet në burg pasi tentoi ta shpëtojë atë.
“Arsyeja që kam ardhur në Miss Universe janë familja ime, kam apliku, kam ardhur dhe nuk e kam besu që jam fituesja, kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifiku shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë”, u shpreh ajo.
Ky rrëfim i dhimbshëm i Tutit i preku të gjithë, ndër ta edhe aktoren dhe deputeten e Parlamentit të Kosovës, Adriana Matoshin, e cila së fundmi ka publikuar një fotografi me miss-in teksa ka përcjellë edhe një mesazh për të.
“Tuti Sejdiu, një çikë e fortë që vendosi me shpalosë historinë e saj në momentin që fitoi titullin e më të bukurës në ‘Miss Universe Kosova’! Qëllimi i saj nuk ishte titulli i më të bukurës, po prurja e drejtësisë në vend! Ajo tani është në duar të sigurta dhe me njerëzit që punojnë për të çuar në vend amanetin e saj! Një femër si ajo i duhet shtetit! E fortë, e bukur dhe shumë motivuese”, ka shkruar Adriana.