Hapësire reklamuese

Social Bomb

“U pasurove për shtatë breza, ke gjynahe sa për 9 rrathë ferri”, ish-këshilltari i Berishës s’i le gjë pa thënë Majlinda Bregut

Shkruar nga Newsbomb

Ish këshilltari i Sali Berishës Grid Rroji shpërthen ndaj deputetes demokrate Majlinda Bregu pas statusit të kësaj të fundit ku shprehej e shqetësuar për martesat e hershme të vajzave në fshatin Polis të Librazhdit.

Ndërsa habitet me lidhjen që i bën demokratja fesë islame dhe martesave të hershme, Rroji lëshon një lumë akuzash ndaj Bregut duke i kujtuar jetën e luksit.

“Një deputete e Kuvendit që ka qenë ministreshë e PD-se dhe ka shitur dëngla me okë, e cila është pasuruar për shtatë breza dhe ka një dosje të madhe në qarqe të caktuara që i dinë të gjitha, një që lëviz me "makinë të lire" Xhaguar, një që në jetën e vet publike ka gjynahe sa për 9 rrathe ferri....paskërka nxitur urrejtjen fetare duke njesuar një problem shoqeror me një fe të caktuar. Zonja në fjale nuk e ka nga padija se është doktoreshë shkencash në sociologji, e një fjalë shkenca që studion organizimin e shoqërise. Atëhere me rregull treshi i bie që e ka nga urrejtja për shqiptarët...”, shkruan ish-këshilltari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese