Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

U paraqit në spital i plagosur me armë, niset drejt Tiranës efektivi i policisë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2dbcda5f71c94f136821cce2f208822a

Një efektiv policie i identifikuar si Klodian Lamaj është vetëplagosur mbrëmjen e djeshme në Fier.

Bëhet me dije se 39 vjeçari ka marrë një plagë në këmbë dhe pasi është ekzaminuar në Spitalin e Fierit, efektivi është nisur drejt kryeqytetit. 

39-vjeçari fatmirësiht është jasht rrezikut për jetën.

Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht. Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.

Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img