Hapësire reklamuese

Aktualitet

U paguan që t’i vendosin tritol zyrës së noteres Esmeralda Dauti, burg për dy autorët

Shkruar nga Newsbomb

Janë lënë në burg dy të rinjtë të cilët vendosën tritolin para disa ditësh në derën e noteres Esmeralda Dauti. Janë lënë në burg Real Zefin dhe Korrado Katanan, të akuzuar si persona të cilët kanë vendosur lëndë plasëse në zyrën e noteres.

Policia ka zbardhur ngjarjen nga kamerat e sigurisë në një biznes aty pranë. Nga verifikimi i pamjeve filmike të Prokurorisë së Tiranës është fiksuar një motorr “T Max” dhe lëvizjet e tij nga zona e ish-Bllokut deri në zonën e Farkës, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pas vendosjes së eksplozivit.

Dy të rinjtë që vendosën tritol në zyrën e noteres Esmeralda Dauti Dy të rinjtë që vendosën tritol në zyrën e noteres Esmeralda Dauti

Ka qenë Korrado Katana i cili u identifikua fillimisht, më pas në dëshminë e tij para prokurorëve ka implikuar edhe shtetasin Real Zefi si bashkëpunëtor.

Ndryshe nga dëshmia para Prokurorisë, ditën e sotme në seancën në Gkyaktën e Tiranës Korradoa ka mohuar dëshminë e dhënë në Prokurori, duke pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Dëshmia e Korrado Katana

“Nuk kam lidhje me ngjarjen, as të kemi marrëdhënie të tillë me Real Zefin. Deklaratat i kam bërë nën presion dhe pa praninë e avokatit”.

Ndërkohë Real Zefi përmes avokatit kundështoi vendiim sepse sipas tij, nuk mund të arrestohet vetëm në bazë të dëshmisë së Katanit.

Nuk mund të ketë një masë shtrënguese kaq të rëndë vetëm mbi thëniet e një personi, për më tepër kur ky shtetas ka ndryshuar qëndrim. Nuk provohet përfshirja në ngjarje dhe nuk është i arsyeshëm qëndrimi në burg. Kërkoj lirimin kjo edhe për shkak të rrethanave familjare. Ka një fëmijë të mitur vetëm 2-vjeç me probleme shëndetësore si dhe bashkëshorten po me probleme shëndetësore që kanë nevojë për përkujdes”.- tha Zefi.

Prokuroria ka deklaruar se dy personat janë paguar për të vendosur tritolin në zyrën e noteres, por ende nuk e kanë zbuluar se nga kush.

Përveç Katanas dhe Zefit, në pranga ka përfunduar edhe shtetasi Eno Flamuraj pasi sipas policisë, 36-vjeçari përfshihet në ngjarje pasi Zefi e Katana kanë përdorur motorin e tij për të lëvizur deri në zonën e Farkës, ndërsa nga aty, pasi e kanë hedhur mjetin në liqen, janë larguar me makinën tip “Audi” të Korrado Katanas.

Tritoli në zyrën e noteres Esmeralda Dauti u vendos mëngjesin e 30 janarit në rrugën “Perlat Rexhepi”.

Nga ana tjtër vetë noterja kur u mor në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve tha se nuk kishte konflikte.

“Nuk kam probleme me njeri, nuk kam konflikte”

LEXO EDHE: I vunë tritol në derë të zyrës, flet noterja: Nuk kam konflikt me njeri

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese