Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

U pagua mijëra dollarë për sulmin në Rusi, zbulohet dëshmia e një prej të arrestuarve

Shkruar nga Newsbomb
U pagua mijëra dollarë për sulmin në Rusi, zbulohet
Një video tre minutëshe është publikuar në Telegram nga Margarita Simonyan, drejtuese e agjencisë së lajmeve RT, duke treguar një nga të dyshuarit për sulmin në Moskë duke u marrë në pyetje. Personi në video thotë se u kontaktua në Telegram dhe pagua mbi 5 mijë dollarë për të kryer sulmin në sallën e qytetit Crocus të Moskës. Ai tregon se personat që e kontaktuan siguruan edhe armatimet dhe nuk ka informacion për identitetin e tyre, duke thënë se ata komunikonin vetëm nëpërmjet Telegramit. Dialogu me të arrestuarin: Policia: “Çfarë bëre në Crocus?” I dyshuari: “I qëlluam”. Policia: “Kë?” I dyshuari: “Njerëzit”. Policia: “Për çfarë?” I dyshuari: “Për para. Gjysmë milion rubla.” Policia: Ku i keni marrë armët? I dyshuari: “Armët i kanë dorëzuar vetë”. Policia: “Kush janë ata?” I dyshuari: “Nuk e di. Kanë shkruar nga Telegram pa emër, pa asgjë.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese