Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
34 %
1kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

U padit për shpifje nga ministrja, GjKKO rrëzon padinë e Evis Kushit ndaj Albana Vokshit

spot_img

Lajme të ngjashëm

GjKKO ka rrëzuar padinë e ministres së Arsimit Evis Kushi të ngritur ndaj deptuetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshit.

Jashtë ambienteve të gjykatës Vokshi u shpreh se vendimi i marrë ditën e sotme është sinjal i mirë që vjen nga drejtësia, duke theksuar më tej se ministrja Kushi të japë dorëheqjen.

“E prisja, gjykata sot foli dhe më shpalli të pafajshme duke rrëzuar padinë e Evis Kushin. Ky është sinjali i parë i mirë që vjen nga drejtësia. Ka ardhur koha që drejtësia të përballen me shantazhet dhe dhunën që ushtron pushteti.

Evis Kushi të japë dorëheqjen sot edhe pas këtij vendimi, ka ardhur koha që shqiptarët të marrin në duart e tyre fatet e tyre dhe të fëmijëve. Shkatërrimi i arsimit nuk ka [pasoja vetëm për të sotmen, por për të ardhmen, ndaj ka ardhur dita që të gjithë të bashkohen për të ndalur këtë qeveri të korruptuar, antishqiptare. Ftoj çdo prind, student e të ri, që të bashkohen me përpjekjet tona”, tha Vokshi.

Vokshi u padit nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, për tezat e provimit të maturantëve të cilat dolën para provimeve, duke e cilësuar si shpifje.

Më shumë


spot_img









spot_img