Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

U njohën në qeli, dëshmia e Selmanajt: Negociova për 100 kg hashash, shkëmbimi u bë në Elbasan, miqtë e Xhuljan Bullarit dhanë para false

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Xhuljan Bullari, 25 vjeçari i vrarë 5 ditë më parë në Vlorë dhe autori i dyshuar Bledar Selmanaj, ishin miq me njëri-tjetrin. U njohën të dy në qelitë e burgut dhe pas lirimit u ritakuan. Gazetarja Anila Hoxha thotë se të dy shokët u futën në biznesin e drogës.

Ajo publikon disa pjesë nga dëshmia që Bledar Selmanaj ka dhënë në Polici, pas arrestimit, dhe thotë se droga mbetet pista kryesore e vrasjes, derisa kriminalitika të provojë që arma dhe vrarësi i Xhuljan Bullarit është 39 vjeçari.

“I dyshuari si vrases i 25 vjeçarit eshte Bledar Selmanaj, nje 39 vjeçar qe u njoh dhe jetoi ne te njejten qeli me viktimen dhe madje dhe u miqesuan se bashku. Viktima  e kishte lene burgun me heret, ndersa vrasesi i tij u lirua ne daten 5 korrik 2021. Te dy se bashku u ritakuan jashte burgut  dhe sipas rrefimit te vrasesit ata hyne ne tregti droge, nje ngarkese per te cilen i dyshuari si vrases nderhyri tek ca miq te tij per tua shitur ca miqve te viktimes.

Por nese deshmia e tij eshte apo jo e vertete do te duhet shume pune dhe prova, vec qelizave dhe kamerave te sigurise, mes tyre edhe konfirmimi nese arma e varrosur ne lagjen ” 15 Tetori”  eshte e njejta nga u kryen qitjet vdekjeprurese.

Por Selmanaj qe dyshohet se mund ta kete kryer krimin edhe nen efektin e droges apo per te vjedhur, capitet ne deshmine e tij mes frazave qe shprehin dramat qe ndodhin me rinine tone.

Ai thote se negocioi per shitjen e 100 kilogrameve hashash te presuar që u shkembye ne Elbasan. Ai thote se miqte e viktimes i paguan miqte e tij me para false. Ai thote se i kerkoi 3 mije euro shokut te burgut. Ai thote se sherri i droges eshte vdekjeprures. Pastaj ai thote se nuk e vrau ai. Por nje telefon qe ai e la ne banese menjehere mbas arratisjes, referuar analizes se antenave  thone te kunderten, jane loguar ne te njejtat antena.

Derisa te dalin pergjigjjet e laboratorit te kriminalistikes nese eshte apo jo ai vrasesi, Selmanaj mbetet i akuzuari kryesor dhe droga mbetet pista kryesore”, shkruan gazetarja.

Anila Hoxha tregon dhe momentet e fundit të jetës së 25 vjeçarit, të kapura nga kamerat e sigurisë.

“Ishte 25 vjec  dhe mbremja e fundit e jetes se tij kalon shkurtimisht si nje film bardh e zi, treguar nga kamerat e sigurise tanime te sekuestruara si prova. I riu e mori vrasesin e tij si pasagjer  prane nje parkimi afer drejtorise se Policise Tirane, se bashku me te shfaqet teksa po udheton me mjetin Fiat Punto drejt vdekjes, me vdekjen ne makine edhe ne kamerat e  qytetit te Lushnjes, kapercen  rotondon e Vlores, hyn ne muzg  rreth ores 19.54 me drejtim “Transballkaniken”.

Me pas, 1 ore me vone  ai shfaqet kur kalon prane nje pike karburanti ne Qafe Babice, sa afer vdekjes qe eshte , por ai nuk e di . Ai po shkon drejt vendit te quajtur ” Lapidari”, ku pasagjeri qe ai duhet ta kishte mik burgu  do ta qelloje me dy plumba me nje pistolete te llojit Tangofolio Giuseppe SRL Gardone Italy, e groposur me pas ne shtepine e tij.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img