Hapësire reklamuese

Aktualitet

U nis për në spital, por aksidenti i mori jetën pacientes 42 vjeçe, detaje të reja nga aksidenti tragjik në rrugën e “Rinasit”, shoferi i “Golf 5” ishte i dehur

Shkruar nga Newsbomb
U nis për në spital, por aksidenti i mori jetën pacientes 42

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin që u shënua orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën e “Rinasit”.

Ambulanca që po trasnportonte shtetasen Anila Berdaku, 42 vjeçe për në spital është përplasur me një makinë tip “Golf 5”.

Si pasojë humbi jetën pacientja 42 vjeçe, ndërsa mbetën të plagosur rëndë 3 persona të tjera. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i ambulancës.

Burime për media bëjnë me dije se edhe shoferi i mjetit Golf, Antigon Abazi ishte në efektin e alkoolit.

Sipas matjes me drager hera e parë në masën 0.28 dhe e dyta 0.27 g/l, në kushtet për ndëshkim me masë administrative jo për arrest.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.