Hapësire reklamuese

Bota

U nis nga Britania, Greta Thunberg përfundon lundrimin drejt New York-ut me anije

Shkruar nga Newsbomb

Aktivistja e re në moshë për çështje mjedisore, Greta Thunberg, ka arritur në Nju Jork pas një udhëtimi 15-ditor me anije në Oqeanin Atlantik.

 

Ajo do të marrë pjesë në disa samite të Kombeve të Bashkuara për klimën në Nju Jork si dhe në një konferencë në Kili.

Suedezja 16-vjeçare ka nisur udhëtimin e saj nga Britania e Madhe në një jaht pa emetime të karbonit.

Greta ishte planifikuar që të arrinte më shpejt, mirëpo kushtet atmosferike e kanë penguar rrugën e saj.

Para se të nisej nga Britania dy javë me parë, ajo i ka thënë BBC-së, se udhëtimi i saj me anije dërgon mesazh se “kriza e ndryshimeve klimatike është gjë e vërtetë”.

Kur është pytur se do ta bindë presidentin amerikan, Donald Trump, ajo ka thënë “jo”.

“Unë nuk jam aq e veçantë. Unë nuk mund ta bind askënd. Unë vetëm po shkoj që të bëj atë që dua dhe atë që do të ketë ndikim të madh”.

Ajo do të jetë prezente në një samit të Kombeve të Bashkuara për klimën dhe një tjetër konferencë në Kili në muajin dhjetor.

Adoleshentja pati fituar vëmendje ndërkombëtare për “grevat shkollore”, të cilat kanë frymëzuar shumë njerëz në botë që të nisin lëvizje për ndryshimet klimatike.

Greva e saj e parë për klimën ishte organizuar para Parlamentit Suedez në gusht të vitit të kaluar, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

Ajo është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe më herët gjatë vitit.

Greta është diagnostikuar me një formë të autizmit, e cila, siç është shpehur ajo, i lejon “t’i shohë gjërat jashtë kutisë”.

“Nëse do të isha sikur të gjithë, unë shembull nuk do të nisja këto greva”, është shprehur ajo.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.