Hapësire reklamuese

Aktualitet

U nis në Turqi për kurim, Rama jep lajmin e madh: Qeveria do t'i  mbulojë të gjitha shpenzimet e operacionit të Elonës

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_267977" align="alignnone" width=""]Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu dhe vajza 15 vjeçare Elona Kuburja[/caption]

Kryeministri Rama ka reaguar për rastin e Elonës, vajzës 15 vjeçare që po lufton kundër një sëmundjeje të rrallë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri bëri me dije se Qeveria Shqiptare do t'i heqi të gjitha shpenzimet e operacionit të Elona Kubures.

Në postimin e publikuar, Rama shkruan se Qeveria do të mbështesë kurimin e vajzës dhe ajo do të dërgohet në një spital të specializuar në Turqi.

Postimi i plotë:

Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15 vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.

Sidoqoftë ajo para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare.

Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu