Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U nis me urgjencë drejt Turqisë prej COVID, trajneri Skënder Gega lë spitalin

Shkruar nga Newsbomb
U nis me urgjencë drejt Turqisë prej COVID, trajneri Skënder Gega

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega ka lënë pas Covid-19 duke u rikthyer në Tiranë. Ka qenë vetë klubi verilindor që jep lajmin e mirë për 56 vjeçarin, që pak ditë më parë udhëtoi drejt Turqisë për kurim të specializuar.

Kështu, tropojani do të rikthehet në drejtim të ekipit, duke I dhënë “shkelmin” coronavirusit. Kurimi i Gegës ka shkuar mirë në Turqi, me trajnerin që fiton betejën më të rëndëshime në jetë.

Njoftimi i klubit:

Trajneri i Skënder Gega ka lënë sot spitalin. Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës.

Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit. Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Welcome back Gega

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll