Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

U ngritën në protestë për HEC-in dhe bllokuan rrugën në Morinë, Policia arreston organizatorin lezhjan dhe 3 të rinjë nga Kosova; 30 të proceduar

spot_img

Lajme të ngjashëm

4 persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës dhe 30 të tjerë janë proceduar penalisht pasi kanë organizuar “një protestë të paligjshme” në afërsi të tunelit të Kalimashit, duke bllokuar rrugën Milot-Morinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: – B. P., 48 vjeç, banues në Lezhë, organizatori i protestës së paligjshme; E. B., 22 vjeç, E. B., 21 vjeç dhe Ç. G.,22 vjeç, banues në Kosovë.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 30 shtetas të tjerë.  

Sipas Bluve të Lëzhës, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të zhbllokuar qarkullimin e automjeteve.  

Rreth 33 protestues u shoqëruan nga policia të dielën pasdite, pas një proteste kundër ndërtimit të një hidrocentrali në Thirrë të Mirditës. Protestuesit, mes të cilëve edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova, kërkuan ndalimin e ndërtimit të hidrocentralit dhe akuzojnë kompaninë që ka fituar koncesionin për falsifikim të dokumenteve.

Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img