Dy turistë kanadezë kanë mbetur të bllokuar ditën e sotme për dosa orë në skrapar, pasi mjeti i tyre ngeci në baltë.
Ata kanë telefonuar Policinë e Skraparit dhe këta të fundit nisën kërkimet menjëherë, duke bërë të mundur gjetjen e tyre pas disa orësh.
Efektivët kanë bërë të mundur nxjerrjen e mjetit nga balta dhe i kanë shoqëruar turistët deri në rrugën kryesore.
“Policia në ndihmë të turistëve kanadezë.
Rreth orës 13:50, në Komisariatin e Policisë Skrapar ka mbërritur një telefonatë nga dy turistë kanadezë, të cilët kërkonin ndihmën e Policisë, pasi për shkak të terrenit të vështirë mjeti i tyre kishte ngelur në baltë në një përrua dhe ata nuk dinin vendin ku kishin ngelur.
Shërbimet e Policisë menjeherë pasi morën njoftimin, nisën kërkimet për turistët dhe pas disa orësh bënë të mundur gjetjen e tyre.
Punonjësit e Policisë iu kanë dhënë ndihmë turistëve, duke u nxjerrë mjetin nga vendi ku kishin ngelur dhe më pas i kanë shoqëruar deri në rrugën kryesore.
Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar Policinë për ndihmën e dhënë”, njofton policia.