Hapësire reklamuese

Bota

“U ndjeva si e shkelmuar në stomak”, modelja reagon e revoltuar pas lirimit nga burgu të Bill Cosby: Ai më ka përdhunuar dhe jeta ime…

Shkruar nga Newsbomb
“U ndjeva si e shkelmuar në stomak”, modelja reagon e revoltuar

Një ditë pas lirimit nga burgu të komedianit amerikan, Bill Cosby, ka reaguar e revoltuar modelja Janice Dickinson, e cila është një prej grave që ka akuzuar këtë të fundit për abuzim seksual.

Ajo ka dëshmuar në gjykatë kundër tij dhe është shprehur se ndihet e zemëruar me vendimin e gjykatës së Pensilvanisë që e nxori nga qelia. 

“Fillimisht u ndjeva shumë e nevrikosur. Shumë e nevrikosur. Së dyti, mu duk sikur më gjuajtën në stomak, në abdomen nga disa goditje psikike. Jam e nevrikosur që e liruan gjatë një procedure. Kjo është e gjitha çfarë dua të them. Nuk mund të flas me gjuhë ligjore. Mund të flas vetëm nga zemra ime dhe mund të them se kjo nuk është e drejtë. Nuk është e drejtë. Bill Cosby më ka përdhunuar dhe kjo ngjarje më ndryshoi jetën përgjithmonë. Për këtë arsye zemra ime shkon për të gjitha gratë që nisën lëvizjen “MeToo”, pasi unë dola dhe fola e para. Thjesht mendoj se njerëzit janë injorant”, ka thënë modelja Dickinson.

Në vitin 2014 Dickinson rrëfeu se ajo u drogua dhe u përdhunua nga komediani Cosby më shumë se 30 vite më parë, ndërsa ai i mohoi të gjitha akuzat e ngritura asokohe ndaj tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu