Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘U ndëshkuan politikanët e korruptuar’ anëtari i Vetëvendosjes: Shqiptarët e Kosovës votuan Vetëvendosjen për ndryshim

Shkruar nga Newsbomb
Anetari i kryesise se Vetevendosjes, Arber Zajmi

Anëtari i Kryesisë të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zajmi ka deklaruar se qytetarët e Kosovës folën qartë dhe ndëshkuan figurat e politikanëve të korruptuar dhe që kishin kapur shtetin.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24, Zajmi theksoi se qytetarët mbështetën ndryshimin, duke votuar Vetëvendosjen.  

‘Rezultatet ishin konfirmim i rezultatit të zgjedhjeve në vitin 2017, pak më mirë jemi sivjet. Në atë kohë për shkak të konjekturave, VV nuk ishte në qeveri. Qytetarët votuan sidomos figura të reja në LDK, si Vjosa Osmani. Janë mbështetur figura jo të korrupsionit. U ndëshkuan figura të njohura që kanë kapur shtetin. Ka probleme edhe mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka barriera. Duhen hequr këto barriera’, ka thënë Zajmi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu