Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kujtuar vëllain e rënë në luftë.
Haradinaj ka publikuar foton e vëllait në Facebook, ndërsa shpreh dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta.
“Shumë i ri u përballe me luftën dhe plagët e shumta që sjell ajo. Edhe pse dole triumfues nga lufta, u ndave nga ne padrejtësisht në liri.
Përjetësisht,
Ramushi”, shkruan Haradinaj.
Humbja e vëllait teksa ishin të dy pjesë e UÇK-së ka lënë një dhimbje të madhe për kryeministrin. Pak ditë më parë Haradinaj ishte edhe në vendin ku u vra, vëllai i tij Luani nga forcat serbe.
Ndërkaq, sot në Koosvë përkujtohet Eksodi 99 për Mitrovicën.