Hapësire reklamuese

Rajoni

'U ndave nga ne padrejtësisht', Haradinaj publikon foton e vëllait të rënë në luftë

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kujtuar vëllain e rënë në luftë.

Haradinaj ka publikuar foton e vëllait në Facebook, ndërsa shpreh dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta.

"Shumë i ri u përballe me luftën dhe plagët e shumta që sjell ajo. Edhe pse dole triumfues nga lufta, u ndave nga ne padrejtësisht në liri.

Përjetësisht,

Ramushi", shkruan Haradinaj.

Humbja e vëllait teksa ishin të dy pjesë e UÇK-së ka lënë një dhimbje të madhe për kryeministrin. Pak ditë më parë Haradinaj ishte edhe në vendin ku u vra, vëllai i tij Luani nga forcat serbe.

Ndërkaq, sot në Koosvë përkujtohet Eksodi 99 për Mitrovicën.

haradinaj.jpg

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese