Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

U ndalua në Austri, avokati i Stela Gugalljes: Do të kundërshtojmë ekstradimin

Lajme të ngjashëm

Avokati i Stela Gugalljes ka mohuar që klientja e tij të jetë arrestuar nga  Policia e Vjenës, këtë të martë, ashtu siç u raportuar më herët në medie. Bëhet me dije se Klodjan Skënderi ka thënë se janë duke kundërshtuar procedurat ligjore të ekstradimit të Gugalljas në Shqipëri.

“Stela Gugallja nuk është arrestuar dhe ndaluar. Gugallja është paraqitur në policinë e Vjenës duke deklaruar adresën e vendbanimit”,  tha avokati për Ora News.

Më tej Skënderi tha se nuk ka asnjë dijeni për vendodhjen e Mirel Mërtirit, i cili gjithashtu është në kërkim nga autoritetet  shqiptare.

“Në Austri s’ka asnjë proces ekstradimi ndaj Mirel Mërtirit”, mësohet të jetë shprehur ai.

Më herët gjatë ditës së sotme burime zyrtare bënë me dije se Stela Gugallja, e shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë shqiptare në kuadër të hetimeve për incineratorët, është lokalizuar dhe ndaluar në Austri.

Lexio edhe: Ndalohet në Austri Stela Gugallja, pronarja e kompanisë së inceneratorëve pritet të ekstradohet në Shqipëri


Më shumë