Hapësire reklamuese

Aktualitet

U nda nga jeta pas betejës së gjatë me kancerin, nesër mbahen homazhet në nder të biznesmenit Marsel Skëndo

Shkruar nga Newsbomb
U nda nga jeta pas betejës së gjatë me kancerin, nesër

Biznesmeni Marsel Skëndo ndërroi jetë ditën e djeshme pas betejës së gjatë me kancerin, i cili iu rikthye sërish. Ai njihej si një ndër pionierët e kapitalizmit të ri shqiptar, duke hapur bizneset e para në Tiranën e post-komunizmit dhe duke sjellë mallrat e para të huaja në tregun shqiptar.

Gjithashtu Skëndo ka kontribuuar edhe një ngritjen e medias elektronike në Shqipëri, pasi ka qenë një nga bashkëpronarët e parë të Televizionit Klan.

Familja ka njoftuar se ditën e nesërme, më datë 16, në Pallatin e Kongreseve do të mbahen homazhet në ndër të Marsel Skëndos dhe më pas do të bëhet nisja e tij drejt banesës së fundit, në varrezat e Sharrës.

“Të nderuar familjarë dhe miq! Me hidhërim të thellë ju njoftojmë, se i dashuri ynë Marseli ndërroi jetë. Siç jetoi ashtu dhe iku, i rrethuar me dashurinë, mirënjohjen e respektin e familjes, të të afërmve dhe miqve të tij.

Ceremonia e përcjelljes do të jetë nesër, në datë 16 nëntor, në Pallatin e Kongreseve, Hyrja anësore nga ana e Rogner, nga ora 11:00 deri në orën 14:00, kur edhe do të niset drejt varrezave të Sharrës.

Pritja e vizitave do të jetë pranë Hotel Sheraton, Salla Iliria, në datën 16 nëntor, nga ora 17:00 deri në 19:00 dhe në daten 17 nëntor nga ora 10:00 deri ne 13:00 dhe nga ora 15:00 deri në 19:00. Ylli i Marselit u kthye në qiell e prej andej do të na drejtojë e ndriçoje si përhera! Me respekt, Familja!”, njofton familja e Skëndos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu