Hapësire reklamuese

Bota

U nda nga jeta pak ditë më parë, shqiptarët në Kanada homazhe për Lili Cingun

Shkruar nga Newsbomb

Artistja e madhe, valltarja Liljana Cingu u nda nga jeta 3 ditë më parë. Mbrëmjen e djeshme në zyrën e shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto u zhvilluan homazhe në nder të “Nderit të Kombit”, Lili Cingu.

Cingu është nderuar, pasi ka jetuar në Kanada disa vite duke u bërë pjesë e rëndësishme e komunitetit shqiptar atje. Pjesë në këto homazhe janë bërë miqtë e saj, të cilët kanë kujtuar momentet e bukura me valltaren e madhe.

Miqtë e saj e kanë kujtuar me pjesëmarrjen e Cingut me Grupin e Valleve “Shqiponjat e Vogla” në Air Canada Center në ndeshjet e basketbollit në NBA duke festuar Muajin e Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.

Homazhe per Lili Cingun Homazhe per Lili Cingun

Lili Cingu  ishte shembulli më i mirë i artit dhe bukurisë shpirtërore që mund të sjellë një artist. Përmes performancave të saj me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ajo jo vetëm që magjepsi audiencën, por edhe u mësoi brezave të ardhshëm rëndësinë e trashëgimisë kulturore. Performancat e saj do të mbeten në kujtimet e shqiptarëve si momente të paharruara dhe si një dëshmi e qartë e dashurisë së saj ndaj artit.

“Lili”, sikurse e thërrisnin të njohurit Liljana Cingun, ishte nga valltaret shqiptare, që krijoi një personalitet të sajin tipik jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj. Vitet e saj, të fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojnë për një femër që i mbijetoi kohës falë pasionit të saj për vallet e bukura shqiptare.

Liljana Cingu, ishte një nga valltaret e para shqiptare, por edhe pse u shkëput nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore prej vitit 1997, ajo nuk hoqi dorë kurrë nga skena.

Lexo edhe: U shua në moshën 74-vjeçare, kush ishte Lili Cingu, “Shqiponjë” e valleve shqiptare

Lexo edhe:  Pengu i Lili Cingut, intervista e fundit e artistes së madhe për revistën Newsbomb.al

Lexo edhe: Ndarja nga jeta e Lili Cingut, Rama: La zbrazur fronin e mbretëreshës…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese