Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

U nda nga jeta në Berlin, homazhet për Bujar Nishanin të enjten në orën 10:00 te Pallati i Kongreseve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Homazhet për ish-presidentin Bujar Nishani i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, do të mbahen ditën e enjte te Pallati i Kongreseve në orën 10:00.

Ndërkohë, trupi i tij pritet të mbërrijë në Shqipëri ditën e martë. Pas vdekjes së tij, ditën e shtunë në Spitalin Universitar të Berlinit Charite, stafi mjekësor dhe të afërmit e të ndjerit po merren me procedurat e posaçme që mundësojnë sjelljen e trupit të ish-Presidentit të Republikës në atdhe, ku pritet t’i bëhen edhe nderimet e fundit.

Bujar Nishani ndërroi jetë teksa po kurohej në spitalin universitar Charite në Berlin, një ndër spitalet më të njohur në Gjermani, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar, çka solli dhe vdekjen e tij të shtunën.

Për ndarjen e tij nga jeta pati një numër të madh mesazhesh ngushëllimi, jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga institucione të rajonit dhe ato ndërkombëtare.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img