Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

U nda nga jeta disa ditë më parë, zhvillohen homazhet për Paulin Prekën, djali i tij: Ka vuajtur shumë në Itali, kishte nevojë për publikun

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Trupi i pajetë i aktorit të ndejrë, Paulin Preka, ka mbërritur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Trupi i tij është pritur nga familjarë, miq dhe kolegë të së ndjerit të cilët me lot në sy i dhanë lamtumirën e fundt atij.

Djali i tij, Sokol Preka, në një prononcim për mediat falenderoi të gjithë artistët të cilët gjatë gjithë jetës i qëndruan pranë babait të tij.

Ai gjithashtu tregoi se gjatë periudhës në Itali aktori ka vuajtur shumë dhe se sa shumë nevojë kishte për publikun dhe kolegët.

 “Ka qenë një periudhë që ka vuajtur në Itali, e dimë të gjithë sa e vuajtshme është. Babai ka vuajtur shumë, por ne kishim edhe detyrën si fëmijë që ta mbanim afër. Ai kishte nevojë për afërsinë tonë, por kishte nevojë për publikun, për kolegët, për Teatrin dhe për aktivitetin që ka bërë gjithë jetën. Nëse babai ka arritur këtë fuqi artistike në jetë, është e padiskutueshme që e ka arritur nga kolegët e tij.”, tha ai.

Paulin Preka u nda nga jeta pas një sëmundje disa ditë më parë. Aktori numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Screenshot 3 14
Screenshot 5 20
Screenshot 2 11
Screenshot 4 14
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img