Ditët e fundit, këngëtari Stine ka qenë në qendër të vëmendjes për divorcin nga nëna e vajzës së tij, Graciela.
Mesazhi i publikuar në rrjetet sociale nga Stine, ku tregonte dhe ndarjen e tyre bëri shumë bujë në media.
mirëpo, mesa duket këngëtari ka vendosur të jetë sërish në fokusin e portaleve edhe gjatë ditës së Shën Valentinit.
Ai ka dhënë një tjetër mesazh, që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit dhe jo vetëm.
‘Lum ata që dashurojnë… për pjesën tjetër skam ç’them, thjesht uroj ta gjejnë dashurinë të paktën një herë në jetë’,shkruan Stine në ‘Instagram’.
Kujtojmë që pak ditë më parë, ish-bashkëjetuesja e tij, Graciela ka qenë e ftuar në ‘Ëhy not’, ku ka performuar edhe një këngë mjaft prekëse duke lotuar.