Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

U nda dje nga jeta, profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve është babai i Albana Fiços! Doktoresha veshur në zi: COVID 19 na kërkon të ndahemi këtu

spot_img

Lajme të ngjashëm

12860baed58ea0c33553398def59dcc0

Ditën e djeshme u nda nga jeta studiuesi i njohur Agron Fiço, një prej dijetarëve që ia kushtoi jetën trashëgimisë folklorike shqiptare.

Fiço ishte bashkëthemeluesi i katedrës së gjuhës shqipe në Pekin, dhe 50 vite  më vonë themeloi edhe katedrën e shqipes në Boston, ndaj ai është quajtur edhe “profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve”.

Vajza e tij, Albana Fiço, doktoresha e ISHP të cilën e kemi parë vazhdimisht të raportojë shifrat e COVID 9 dhe situatën në vend, i ka dhënë lamtumirën e fundit, veshur në zi, ndërsa në ceremoninë e lamtumirës duket edhe e motra Delina Fiço me bashkëshortin e saj, ministrin Bledi Çuçi.

“Të dashur miq e të afërm ! Mua që nuk më mungojnë fjalët, sot më ka rënë  barra që të flas për Babanë tim që ishte mjeshtër i fjalës.
Për ata që e njohën nga afër dhe për ata që nuk arritën ta njihnin aq mire, do të desha t’u them:

  1. Se ishte dhe mbetet një njeri i veçantë që me përpjekje të stërmundimshme nga fillime të dhimbshme, erdhi deri në ditën që lamë pas, me një sërë gjërash për t’u kujtuar.
    2. Ishte Babai që na kuptoi pa na gjykuar, që emancipimin tonë e gjeti tek shkollimi dhe dija. Njeriu që më shoqëroi çdo 1 shtator në shkollë.
    3. Njeriu që e deshi pafund dhe shkroi intensivisht për gjuhën, folklorin dhe kulturën shqiptare.
    4. Botoi libra dhe hapi katedra dhe programe të gjuhës shqipe në të tre kontinentet, duke u bërë si rrallë herë profesor në tre kontinente.
    5. Ishte dhe do të mbetet pinjoll i Ficatëve, që e deshi Gjirokastrën së cilës i kushtonte poezi e i këndonte këngë si pak kush.
    6. Njeriu që i adhuronte vajzat dhe nipin Martinin në një mënyrë të atillë që pak kund e kam gjetur duke qenë njëherësh sa kërkues, aq dhe i emancipuar.
    7. Jam e sigurt, që në këtë ditë qershori plot diell,  kemi shumë herë më tepër arësye ta kujtojmë Babin për çfarë la pas në trajtën e punës dhe përpjekjeve të tij personale, faqeve të shumta të shkrimeve për gjuhën dhe kulturën, dashurisë dhe hapësirës shpirtërore që na krijoi ne, fëmijëve të tij. Ndjeshmërisë ndaj edukimit si një dritare e pashoq për të kuptuar botën që na rrethon, adrenalinën për të shkuar përpara dhe besimit tek Ne dhe Lirka e tij e dashur, se sa të humbasim në terrin e dhimbjes së largimit të tij.
    Prandaj në emër të Lirkës së tij të shtrenjtë, Delës, Martinit dhe timin personal, ju falenderoj me zemër që na u gjendët pranë në këtë kohë ku COVID -19 gjunjëzoi botën, sfidoi dhe ritualet mortore dhe na kërkon që të ndahemi këtu pranë varrit të këtij burri, Babait tim të shtrenjtë, për t’u takuar së shpejti kur të na mundësohet, për të bërë një ceremoni përkujtimore ashtu siç dimë ne ta bëjmë.
    Deri atëherë, LAMTUMIRË BABAI IM I SHTRENJTË! TË QOFTË I LEHTË DHEU!” shkruan Albana Fiço.

 

Capture-17.jpg

2b9b9833df271e33b3aee4e21904fad5_L.jpg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img