Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U mori para studentëve për notat, Policia shpall në kërkim Rektoren e Universitetit të Shkodrës

Shkruar nga Newsbomb
U mori para studentëve për notat, Policia shpall në kërkim

Suzana Golemi, rektore e Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër, është shpallur në kërkim nga Policia pas transmetimit të rastit të djeshëm në media. Një pedagoge tjetër është proceduar penalisht.

Në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ "Stop", Golemi dhe një pedagoge shfaqen duke iu marrë studentëve të universitetit shuma parash, në këmbim të favorizimit të tyre nëpërmjet notave.

Më herët, këtë të enjte Ministria e Arsimit ka pezulluar nga detyra rektoren e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Vendimi për Suzana Golemin është marrë pas denoncimit të “Stop”, ku tregohej se si rektorja merrte 150 euro nga studentët dhe i kalonte ata në provimin e biokimisë.

Pas shkarkimit, me vendim të Evis Kushit në këtë detyrë është emëruar Rajmonda Kërçira, me detyrë zëvendësrektor në Universitetin e Shkodrës.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shkodrës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, menjëherë pas publikimit në emisionin investigativ "Stop", të një rasti korrupsioni dhe shpërdorimi detyre, të kryer në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasen S. G., 59 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë rektore e universitetit “Luigj Gurakuqi”. Vijon puna për kapjen e 59-vjeçares.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 36 vjeçe, banuese në Shkodër, pedagoge në universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ "Stop", këto shtetase shfaqen duke iu marrë studentëve të universitetit, shuma parash, në këmbim të favorizimit të tyre nëpërmjet notave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon median dhe qytetarët që denoncojnë raste të paligjshmërive, si dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie që mund të hasin në vijim, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese