Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

U mor peng në mes të Kamzës, Jak Prenga vdes rrugës për në resortin luksoz. Autorët fshehin trupin

spot_img

Lajme të ngjashëm

50b48cdbe2b6c1bea3a9c67933ba6513

Jak Prenga i marrë peng 10 ditë më parë në mes ditës në Kamëz mësohet se ka ndërruar jetë gjatë kohës që po transportohej për në resortin ‘Golden’ në Shijak ku do të mbahej peng. Resorti është në pronësi të vëllezërve Hajri të cilët kryen dhe pengmarrjen e 49 vjeçarit.

Po nga veprimet hetimore rezulton se viktima, si pasojë e goditjeve të marra gjatë rrëmbimit dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resort, aty ku do mbahej peng.

Gjithashtu, rezulton se autorët e rrëmbimit janë kujdesur për ta fshehur trupin e shtetasit ndërkohë që forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit.

Pista kryesore e hetimit për pengmarrjen e Prengës lidhet me aktivitetin kriminal të dy vëllezërve të tij të cilët aktualisht ndodhen në burg në Angli të arrestuar për trafikim lëndësh narkotike, shkruan newsbomb.

Dyshohet se i vëllai i Prengës nuk ka dorëzuar një ngarkesë prej rreth 16 kg kokainë në Shijak.

Mbrëmjen e djeshme policia ka arrestuar Leonard Hajrin dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij Altin Hajrin i njohur si kreu i një bande të kokainës që operon nga Afganistani, Shqipëria drejt Italisë.

Pas arrestimit të Leonard Hajrit mbrëmjen e djeshme policia ka kryer kontrolle në kompleksin e vëllezërve Hajri, aty ku dhe është sekuestruar një armë zjarri. Ndërsa sot mësohet se Prenga ka ndërruar jetë i cili ishte fshehur nga vëllezërit pengmarrës.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar edhe tre persona ndërsa shtatë të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri janë të përfshirë në rrëmbimin e Prengës.

Prenga u rrah dhe më pas u mor peng nga dy vëllezërit Hajri me makinë, në rrugën “London” në mesditën e 17 Janarit. Mësohet se ky grup kriminal i Shijakut po i bënte presion vëllait të Jak Prengës duke e marrë këtë të fundit peng, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojëe  goditjeve. 

Njoftimi i policise:

Tiranë

Operacioni “Resorti”, për kapjen e autorëve të pengmarrjes së 49-vjeçarit, në Kamzë.

Operacioni nga forcat Speciale Renea, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, aparate celular, automjete dhe një shumë eurosh.

Në vijim të punës nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 17.01.2020, në rrugën “London”, Kamzë, ku disa persona rrëmbyen 49-vjecarin J. P., pas një hetimi të thelluar, në bashkëpunim me prokurorinë, duke përdorur metodat proaktive, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje.

Në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i posaçëm hetimor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nxori urdhër për të ushtruar kontroll në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, si dhe urdhra ndalimi për disa shtetas.

Në këtë kuadër u zhvillua operacioni policor “Resorti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:
L. H., 35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë;
O. T., 36 vjeç, banues në Shijak;
E. H., 32 vjeç, banues në Shijak;
B. H., 64 vjeç, banues në Shijak;

Gjithashtu, po në kuadër të operacionit, gjatë kontrolleve të kryera në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh.

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit J. P., kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit A. H.

Po nga veprimet hetimore rezulton se personi i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resort, aty ku do mbahej peng.

Gjithashtu, rezulton se personat janë kujdesur për ta fshehur trupin e shtetasit J. P., ndërkohë që forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit.

Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.

Në bashkëpunim me prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në organizmin dhe rrëmbimin e këtij personi, me pasojë vdekjen.

Për shkak të hetimit, nuk bëhen të ditura detaje të tjera dhe kërkojmë nga media që të mos publikojë informacione të pakonfirmuara, pasi cenojnë rëndë vijimin e hetimeve të kësaj ngjarjeje.

Materialet do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tirane, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje.

Më shumë

spot_img