Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

U mor peng Indrit Beqiraj, Policia sqaron si ndodhi ngjarja në autostradën Tiranë-Durrës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka dhënë detajë zyrtar në lidhje me ngjarjan e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku u mor peng një person.

Policia sqaron se gjithëçka ka nisur pas aksidenti, ku një makiënë është përplasur me ku po udhëtonin vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj.

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin Indrit Beqiraj, të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.

Policia po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, shtetasit G. B. dhe I. B. (vëllezër), duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin I. B., të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, në bazë të kallëzimit të shtetasit I. B., është regjistruar procedimi penal dhe po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera.

Më shumë




spot_img








spot_img