Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

U mjekua në spital dhe vdiq kur shkoi në shtëpi, 40 vjeçari nga Shijaku kishte probleme me mëlçinë (EMRI-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

215eb78132f7bd9f4239c22a5c9a1153

Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 40 vjeçarit nga Shijaku, i cili ndërroi jetë në shtëpinë e tij pas mjekimit nga mjekja e Spitalit të Durrësit Pranvera Kristani.

Mësohet se viktima Ervis Murati, kishte probleme me mëlçinë dhe pasi ka marrë mjekimin nga mjekja, ka shkuar në shtëpi, ku dhe ka ndërruar jetë.

Familjarët akuzojnë mjeken se nuk i dha mjekimin e duhur 40 vjeçarit, duke e denoncuar për mjekim të pakujdesshëm. Bëhet me dije se nga spitali është ngritur një grup prej tre mjekesh për të kqyrur trupin e viktimës për të gjetur shkakun e vdekjes.

Ata i kanë marrë kampionet dhe i kanë dërguar në laboratorin e Toksikologjisë në Institutin e Higjienës në Tiranë. Kur të bëhet ekzaminimi i analizave do të mund të vërtetohet dhe shkaku i vdekjes së 40 vjeçarit. 

Nga ana tjetër, mjekja Pranvera Kristani ka deklaruar se është e gatshme të përballet me hetimin dhe përgjegjësitë.

Më shumë

spot_img
spot_img