Hapësire reklamuese

Politikë

U miratua në Kuvend, ja kur pritet të mblidhet Komisioni Hetimor për Sterilizimin

Shkruar nga Newsbomb
U miratua në Kuvend, ja kur pritet të mblidhet Komisioni Hetimor

Është bërë publike edhe data se kur do të mbahet mbledhja e parë e “Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi".

Kryetarja e këtj komisioni, Albana Vokshi bën me dije se këtë të hënë, në orën 11:00, në Kryesinë e Kuvendit do të zhvillohet mbledhja e parë.

“Pas miratimit në Seancën Plenare të Kuvendit, datë 21.03.2021, bazuar në ligjin “Për Organizimi dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, mbledhja e parë e “Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi" do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 mars 2024, ora 11.00 në Kryesinë e Kuvendit” thuhet në vendimin e kryetares Vokshi.

Kujtojmë se pas marrëveshjes PS-PD, u dakortësuan për dy komisione hetimore, të cilat do të kenë nga 15 anëtarë, 7 nga opozita dhe 8 nga mazhoranca. Komisioni Hetimor do të zhvillojë veprimtarinë e tij në afat kohor prej 4 muajsh, nga data e miratimit të vendimit. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të Komisionit, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

PPP në Shëndetësi

Lidhur me komisionin për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check up në Shëndetësi, objekti i hetimor do jetë:

(i) Shqyrtim i çështjeve të lidhura me kontratat publike për shërbimin publik të sterilizimit dhe atë të check-up në shëndetësi. si dhe zbatimin e tyre:

(ii) Vlerësimi i nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrje ligjore në legjislacionin përkatës.

3. Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, veçanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë, parimin për një proces të rregullt ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e paanshmërisë dhe i respektimit të jetës private të individit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese