Hapësire reklamuese

Aktualitet

U merrnin rryshfet pacientëve, pezullohen nga detyra dy mjekë të spitalit të Fierit (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
U merrnin rryshfet pacientëve, pezullohen nga detyra dy mjekë të

Dy mjekë të spitalit të Fierit të cilët u dënoncuan dje në media se merrnin rryshfet, janë pezulluar sot nga detyra, shkruan newsbomb.al. Mësohet se janë pezulluar mjekët, Agim Sula dhe Eduart Shyti.

Dje emisioni “STOP” transmetoi rastin e mjekëve që u merrnin para pacientëve. Policia e Fierit njofton se të dy mjekët e përfshirë në marrjen e rryshfetit janë ndaluar, dhe akuzohen për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Përmes kamerës së fshehtë, u arrit të provohej se si marrin para mjekët për vizitat apo konsultat mjekësore. Psikiatri Agim Sula është filmuar duke i marrë një qytetareje 10 mijë lekë, pasi ajo kërkoi konsultë për dhimbjet e kokës.

Një tjetër rast është denoncimi i qytetarit Dashnor Saliaj, i cili kishte çuar vajzën për një operacion në vesh pas një infeksioni, shkruan newsbomb.al. Ai thotë se mjeku ORL, Eduart Shyti, i kërkoi 50 mijë Lekë të vjetra dhe ditën e ndërhyrjes mori 30 mijë Lekë kurse pjesën tjetër kur pacientja hoqi penjtë.

Lexo edhe: Mjeku filmohet duke marrë para nën dorë për t’i shërbyer pacientit

Informacioni i Policisë Fier

Pas videos së publikuar në emisionin investigativ "Stop" në mbrëmjen e datës 03 Qershor 2021, të dy rasteve korruptive të kryer nga dy mjek në Spitalin Rajonal Fier,  Strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Task Forcën e Prokurorisë Fier, morën masa të menjëhershme policore e procedurale me qëllim, identifikimin dhe shoqërimin e tyre si edhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë korruptive të dy mjekëve.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", i shtetasve A. S., 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek psikiatër pranë Spitalit Rajonal Fier dhe E. Sh., 47 vjeç, banues në Kuçovë, me detyrë mjek ORL pranë Spitalit Rajonal Fier.

Këta shtetas, në data të ndryshme gjatë ushtrimit të funksionit ju kanë marrë një sasi lekësh qytetarëve të ndryshëm që shkonin për vizita mjekësore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për hetime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll