Hapësire reklamuese

Aktualitet

U merrnin rryshfet bizneseve, arrest me burg për inspektorët tatimorë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për dy inspektorët tatimorë të arrestuar disa ditë më parë për korrupsion.

Gentian Elezi, 29 vjeç dhe  Artan Kroj 37 vjeç akuzohen për ”Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione puplike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë  funksione publike” dhe “Shpërdorim të  detyrës”.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu