Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

U mendua ‘burgim përjetë’, Prokuroria kërkon 35 vite heqje lirie për gardistin që vrau gruan me pistoletë: Me turbullime psiqike, por i përgjegjshëm

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bdb027fc349c192038e4f93fda883977

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për efektivin e Gardës së Republikës Alket Arapaj, i cili dy vite më parë qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Ervilma Seferaj, me armën e shërbimit.

Në fillim u mendua se mund të kërkohej burgim i përjetshëm, por Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite. Këtë masë e ka kërkuar prokurori i çështjes, i cili duke marë shkak dhe nga ekspertiza psiqike që nxirte gardistin me turbullime psiqike, por jo të papërgjegjshëm, raporton gazetari Elton Qyno.

Ky është dënimi më i ulët për vrasjet e kryera në familje, duke shpëtuar gardistin Alket Rapaj nga dënimi me burgim të përjetshëm.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit së 12 shkurtit 2019, teksa Alket Arapaj po dilte nga shtëpia në zonën e Alliasit, për në punë. Ai është konfliktuar me gruan e tij dhe në gjaknxehtësi e sipër e qëlloi për vdekje me dy plumba.

“Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava. Kohët e fundit ishin shtuar dyshimet për tradhëti. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt”, tha pas vrasjes Arapaj. Të dy bashkëshortët ishin besimtarë dhe frekuentonin rregullisht xhaminë e Tiranës.

Nga martesa e tyre 15-vjeçare, çifti Arapaj, kishte lindur një vajzë, e cila në momentin e vrasjes, ishte në gjumë. Për krimin e rëndë policia e Tiranës është njoftuar nga vetë gardisti Alket Arapaj, i cili ka telefonuar numrin 112, duke u treguar policëve se ishte efektiv i gardës dhe se kishte vrarë bashkëshorten e tij.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar armën e krimit një pistoletë tip “TT” që i përket Gardës së Republikës me 5 fishekë, dy gëzhojë dhe aparatet telefonike.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img