Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

U mbyt në Kanalin Anglez 8 muaj më parë, deti nxjerr në Norvegji trupin e djalit kurd

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjendet pa jetë trupi i një fëmije 15-muajsh kurd,  i cili kishte humbur jetën së bashku me katër anëtarë të familjes së tij në muajin tetor.

Sipas autoriteteve norvegjeze trupi i fëmijës është gjetur në bregdetin e vendit.

Fëmija, i quajtur Artin humbi jetën së bashku me katër anëtarët e familjes, të cilët po emigronin nga vendi i tyre, kur anija me të cilën po udhëtonin u fundos në Kanalin Anglez.

Familja kurdo-iraniane po përpiqeshin të kalonin nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar. Eshtrat e Artinit do të kthehen në Iran për t’u varrosur nga të afërmit.

Në një deklaratë për mediat, ditën e hënë, policia në Novergji tha se trupi u gjet në bregun jug-perëndimor të vendit. Më pas u mor një profil i AND-së nga ku rezultoi se fëmija ishte Artin.

“Profesionistët e aftë në departamentin e shkencave forenzike në Spitalin Universitar Oslo arritën të marrin profile të përputhura të ADN-së,” shkruhej në deklaratëne policisë.

Artin nuk është fëmija i vetëm që ka humbur jetën duke u përpjekur për të kërkuar një jetë më të mirë.

Së fundmi, të shumtë janë ata fëmijë, burra dhe gra të cilët po humbin jetën në rrugët e migrimit teksa përpiqen të largohen nga jeta e mjerë që vendi i tyre u ofron.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img