Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

U mbyt dje në lumin Shkumbin, policia thirrje qytetarëve për identifikimin e kufomës: Rreth 65 vjeç, me këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë… (DETAJE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

23ffb88bf15a0dcaa4a077b23f68ec65

Ditën e djeshme policia njoftoi se në fshatin shushicë të Elbasanit, në bregun e lumit shkumbin ishte gjetur një person i pajetë.

Policia ka dalë me një njoftim drejtuar qytetarëve, për të ndihmuar në identifikimin e kufomës, pasi viktima nuk kishte asnjë mjet identifikimi me vete.

Sipas policisë, viktima është rreth 65 vjeç me flokë të thinjur, , veshur me një këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë dhe pantallona ngjyrë gri, i gjatë rreth 1.75 cm, mbante një orë dore serme, te rripi i pantallonave kishte të varur një çelës shtëpie dhe kishte një shenjë të vjetër operimi në krahun e majtë.

Cilido që ka informacion mund të telefonojë në numrin 112.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një shtetas të seksit mashkull, rreth 65 vjeç, i cili u gjet i pajetë në bregun e lumit Shkumbin, ju informojmë se:

Nga veprimet e para hetimore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i mbytjes në lumë.

Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e medias dhe të qytetarëve për identifikimin e kufomës, pasi trupit të pajetë nuk i është gjetur asnjë dokument identifikimi me vete.

Ky shtetas ishte rreth 65 vjeç, me flokë të thinjur, veshur me një këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë dhe pantallona ngjyrë gri, i gjatë rreth 1.75 cm, mbante një orë dore serme, te rripi i pantallonave kishte të varur një çelës shtëpie dhe kishte një shenjë të vjetër operimi në krahun e majtë.

Cilido që kanë informacion të telefonojnë në numrin 112.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img