Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, reagon përsëri për situatën e krijuar në qytetin bregdetar, ku këshilltarët bashkiakë kërkojnë “kokën e tij”. Më herët sot, ai nxori urdhrin përgjigjen që i kishte kthyer Këshillit dhe ua bënte të qartë se mbledhja te Teatri “Petro Marko”.
Në një reagim për mediat, Leli është shprehur se është në krye të detyrës dhe punëve në Vlorë, në shërbim të qytetarëve. Ndërkohë, që këshilltarët kërkojnë llogari nga kryetari sepse e ka lënë qytetin pas dore.
“Do të doja që të nxjerr pasi të publikoj fjalën time në mbledhjen ku këshilltarët nuk u paraqitën, do të publikohet për pak aty. Mund t’ju them se në komunikim e përsëritur me Kryetaren e Këshillit Bashkiak kam përsëritur arsyen se pse ky aktivitet nuk mund të mbahet në një ambient të mbyllur.
Nuk mund të lejoja që në një ambient të mbyllur, kur aktet normative për Covid- janë në fuqi të lejoja që të organizohej një mbledhje. Takimi në ambiente të mbyllura në këtë situatë është i dënueshëm. Unë ja u kam bërë të qartë që salla “Petro Marko” nuk do të jetë në dispozicion për takimin dhe do të ketë një link online për të zhvilluar takimin online ashtu si kemi bërë deri tani.
Unë dua t’ju garantoj qytetarëve që jam në krye të punës për të bërë më të mirën për qytetin. Nuk e di pse duhet të quhen alarmante situata e Vlorës, kur ajo e Durrësit para disa ditësh ishte më shumë se kaq. Unë jam një njeri që inspektoj qytetin e Vlorës gjatë gjithë ditës së bashku me stafin tim. Unë nuk pretendoj që Vlora është në maksimumin e gjërave që qytetarët dhe turistët do të dëshironin”, është shprehur Dritan Leli për Fax News.
Lexo edhe: Anëtari i Këshillit Bashkiak: Po pengohen të zgjedhurit e qytetarëve të kryejne detyrën