Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

“U mbars mali dhe polli një mi, por lindi sërish një mi i vjetër”, Spartak Ngjela: Sali ziu kujton se është në vitin 1991, kur i mori partinë Gramoz Pashkos

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokat Spartak Ngjela komenton tubimin e djeshëm të mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha, në të cilin ai takoi simpatizantë dhe anëtarë të PD-së së Tiranës. Me nismën e tij të quajtur “Foltorja” Berisha ka thënë se do të jetë në çdo qytet të Shqipërisë, për dinjitetin e PD.

“Sali ziu kujton se është në Janarin dhe Shkurtin e vitit 1991, kur ky i mori partinë Gramoz Pashkos, duke gënjyer Meksin, në një kohë kur Saliu nuk e pati  dorëzuar ende tesrën e Partisë së Punës. Por, nuk është sot koha e njëllojtë me atë të vitit 1991. Këta që u dukën sot si përkrahës të Saliut, nuk kanë lidhje me shqiptarët”, shkruan Ngjela ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i avokatit:

Pashë sot takimin e Saliut me fansat e tij në lajme.

U mbars mali dhe polli një mi. Por lindi sërish miu i vjetër, të cilin nuk e pranon mali: domethënë nuk e pranojnë shqiptarët.

Asgjë.

Sali ziu kujton se është në Janarin dhe Shkurtin e vitit 1991, kur ky i mori partinë Gramoz Pashkos, duke gënjyer Meksin, në një kohë kur Saliu nuk e pati  dorëzuar ende tesrën e Partisë së Punës.

Por, nuk është sot koha e njëllojtë me atë të vitit 1991. Këta që u dukën sot si përkrahës të Saliut, nuk kanë lidhje me shqiptarët.

Kurse Saliu foli si tridhjet vjet më parë, dhe i bëri të gjithë për të qeshur.

Po Basha.

Ai ishte krejt i qetë dhe në luftë parlamentare me maxhorancën në seancën e sotme të Kuvendit.

Kurse, edhe ata që ishin në sallë me Saliun, pas dhjetë minutash e kuptuan se Saliu tani është një person i humbur.

Po Saliu?

Saliu do të vijojë, por, me kë, dhe për kë do të flasë?… Ai do të flasë me veten dhe për vete, sigurisht.

Domethënë asgjë.

Por, këtë i tha sot si përgjigje edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim: “Berisha është person i korruptuar, dhe kjo mjafton për Amerikën”.

Po Saliu?

E çdo të thotë Sali ziu! Nuk ka më asnjë shpresë, por mendon se ka përpara Ramiz Alinë.

Jo. Ai tani ka përpara si kundërshtar Amerikën, në një kohë që atëherë, kur qe  kundër Ramiz Alisë, ai e kishte me vete.

Domethënë, i bie që Saliu me një grusht njerëzish të panjohur, do të mundë Amerikën në Shqipëri! Por, a e bën dot?

Ja, kjo është pyetja, të cilën ai ose nuk do, ose nuk di ta bëjë…

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img