
Një nga pengjet që është liruar së fundi nga Hamasi ka treguar një këndvështrim tjetër të pengmarrësve.
Ajo me anë të një videoje pretendon se pavarësisht lëndimit që ka marrë në krah, është trajtuar në një spital në Gaza.
21-vjeçarja tregon se ata janë kujdesur për të dhe se i kanë dhënë ilaçe për dhimbjet që ka pasur.
“Përshëndetje, unë jam Mia Schem, 21 vjeç nga Shoham. Aktualisht, jam në Gaza. U ktheva herët në mëngjes të shtunën nga Sderoti; Unë isha në një festë. Jam plagosur rëndë në dorë. Unë iu nënshtrova një operacioni në dorë në spitalin [në Gaza] për 3 orë.
Ata kujdesen për mua, më japin ilaçe, gjithçka është në rregull. Unë kërkoj vetëm që të më sjellin në shtëpi sa më shpejt te prindërit e mi, te vëllezërit e motrat e mia. Më nxirr nga këtu sa më shpejt. Ju lutem,” thotë e reja.