Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“U mbajt Sadushi e të tjerë”, Berisha flet për zgjatjen e mandatit të Vettingut: Dosjet gjyqësore i merr ish-gruaja e Ramës

Shkruar nga Newsbomb
“U mbajt Sadushi e të tjerë”, Berisha flet për

Ish-kryeminsiti Sali Berisha në Kuvend është shprehur kundër zgjatjes së mandatit të vettingut.

Ai është shprehur se vettingu ka hequr gjyqtarë që kanë harruar të deklarojnë një garsoniere dhe se ka mbajtur në detyrë ata që kanë pasur miliona euro.

Ndër të tjera Berisha tha se vettingu ka bërë që qytetarët të presin në vite për shqyrtimin e çështjeve të tyre.

“Gjykatëse e gjyqtarë u larguan nga detyra, Për çfarë? Janë larguar njerëz që nuk kanë çuar dot dokumentet që i merrnin  nga jashtë.  Ndërsa të tjerëve pa asnjë bazë ligjore u viheshin në dispozicion muaj të tërë. Fatimr Hoxha kishte harruar të deklaronte një depozitë të bashkëshortes.

Besim i cili nuk kishte deklaruar kontributet bankare e tëra nga rroga e vajzës. U mbajt Dvoran që fshehu 82 mijë euro bashkë me familjen e tij. Apartamenti i të cili ishte deklaruar 90 metra po na doli 120 e ca metra.  Përgjegjësia për këtë reformë është e Edi Ramës dhe grupit që e mbështeti. Sot ka 10% më shumë pushtet sesa kishte diktatori i fundit në Europë. Cilat janë pasojat e saj? Dhjetëra gjykatës u përzunë nga drejtësia. U mbajt Sokol Sadushi që deklaronte dhuratë 20 mijë euro për fëmijët nga gjyshja. Ndërsa gjyqtarja u përzu se ishte e djathtë. Por cilat janë pasojat e Vettingut sot? Shqipëria! Qytetarët e kanë humbur të drejtën që të bëjnë një proces gjyqësor normal.

Nga burgjet dalin vrasës se s’ka njerëz që të hapin dosjen. E kam lehtë të them që se i duan deputetët lirimin e tyre, por në fakt s’ka kush u sheh dosjen. Vetëm 24% e shqiptarëve flasin. Rasti i Delina Ficos si qëndron, grumbulluan dosjet dhe Fico merr miliona nga taksapaguesit amerikane për të dhënë…E përdor emrin se është aferë e madhe korruptive. Dosjet tuaja i shqyrton ish-gruaja e Edi Ramës dhe bashkëjetuesja e ministrit të Brendshëm” tha Berisha ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll