Një prezantuese gjermane ka kërkuar falje pasi u kap duke lyer baltë në rrobat e saj disa çaste para se të dilte në televizion, nga një qytet i shkatërruar nga përmbytjet e javës së kaluar.
39-vjeçarja Susanna Ohlen deklaroi se ndihej “e turpëruar” kur raportoi nga qyteti me rrobat e saj të pastra.
Televizioni RTL tha se ajo ishte pezulluar për shkelje të standardeve të saj pasi video u bë virale në rrjet.
Në një deklaratë për mediet, Ohlen tha se kishte bërë një gabim të rëndë.
Ajo kishte raportuar nga Bad Münstereifel në Nordrhein-Westfalen, ku reshjet rekord të shiut shkatërruan shtëpitë dhe lanë dhjetëra të vdekur javën e kaluar.
Pa u menduar, ajo tha: “Kam lyer baltë në rrobat e mia”.
Një video u bë virale në rrjet, e cila shfaqte pamjet ku prezantuesja lyen me baltë rrobat e saj, ndërsa ky moment u filmua nga një person i rastësishëm aty dhe më vonë e postoi në mediat sociale.