Dritan Rexhepi, i njohur si një nga bosët e trafikut të kokainës në Amerikën Latine, prej pak javësh ka lënë qelinë e burgut në Ekuador, pasi ka fituar lirinë me kush dhe çdo javë paraqitet te autoritetet vendase.
E teksa po shihte dritë për lirinë, bëhet me dije se Prokuroria italiane ka dhënë pretencën për Rexhepin. Mësohet se prokuroria ka kërkuar 20 vite burg ndaj tij, si kreu i një organizate kriminale për trafikim droge. Pasi të ketë kryer dënimin, Rexhepi s’do të lejohet të hyjë më në Itali.
Gjithashtu Prokuroria italiane ka dhënë pretencën dhe për anëtarët e grupit, Gerti Marku 18 vite burg, Edmond Marku 19 vite burg, Alban Mehmetaj 16 vite burg, Elijon Beqiri 16 vite burg, Gentian Manja 9 vjet burg .
Kush është Dritan Rexhepi:
Rezhepi ndodhej në burgun e Latacunga në Ekuador, pasi u arrestua në vitin 2014 në Guayaquil, ndërsa për t’i shpëtuar polcisë, ishte i regjistruar me 2 emra të tjerë veç emrit të tij: Ioannis Dionysopoulos (emër grek) dhe me Lulzim Murataj (emër shqiptar).
Më 10 prill 2015, Rexhepi dënohet me 13 vite burg dhe fillimisht nisi vuajtjen e dënimit në Guayaquil, por që nga 2017 është transferuar në Latacunga. Ai është arratisur 3 herë nga burgu: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011, nga burgu i Vogheras, Itali, dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë, në të njëjtin vit.
Në Shqipëri, Rexhepi rezulton i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998, ndërkohë që akuzohet nga SPAK se ka urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz, i cili dyshohet se është vrarë më pas nga pengmarrësit.
Prokuroria rexhepit pas dënimit i ndalohethyrja në Itali
Prokuroria jep pretencën dhe për grupin e Dritan Rexhepit\
Prokuroria italube: Ditan Rexhepi kreu i organizatës kriminale