Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme te shërbimi i Pediatrisë së Tiranës, ku mbeti i plagosur një fëmijë.
Bëhet me dije se fëmija ka marrë disa plagë, por që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se në dhomën ku ra suvaja ishin dy fëmijë. Në momentin kur suvaja ka rënë mbi fëmijën që ishte i shtruar në spital, kanë qenë prezentë edhe prindërit, të cilët janë friksuar nga ngjarja.
Në lidhje me këtë ngjarje kanë nisur hetimet. Kujtojmë që denoncimin e bëri pak më parë deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.
Sondazh
Poll