Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

U lëndua gjatë xhirimeve të “Indiana Jones 5”, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Harrison Ford

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Xhirimet e filmit “Indiana Jones 5” u ndërprenë pak ditë më parë, pasi aktori i njohur Harrison Ford pësoi një dëmtim në shpatull, teksa ishte duke xhiruar një skenë lufte.

Sipas deklaratës së produksionit, nuk u la një afat i caktuar se kur mund të nisnin sërish xhirimet. Ata gjithashtu nuk dhanë shumë detaje lidhur me nivelin e dëmtimit të aktorit.

Por burime për “The Sun”, zbulojnë se aktori është dëmtuar më rëndë nga sa u mendua fillimisht gjatë asaj skene aksion.

Filmi do të ndalojë xhirimet për të paktën tre muaj, pasi ai do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull dhe stafi nuk mund të vazhdojë pa të.

Në të kaluarën, Ford pësoi një dëmtim serioz në shpinë në “Indiana Jones and the Temple of Doom” si dhe pësoi fraktura në këmbë në “Star Wars: The Force Awakens”.

Më shumë

spot_img
spot_img