Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

U largua nga koalicioni në momentin e fundit, aleati i Bashës tregon prapaskenat: Nuk kam asnjë problem, vetëm në diktaturë kam bërë burg në Spaç

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1a9b52357900f626b36974b4ce41c619

Pas nënshkrimit të koalicionit opozita e bashkuar, e kryesuar nga Lulzim Basha, tashmë do të garojë me 12 parti, në zgjedhjet, të cilat do të mbahen më 25 Prill.

Gjatë dorëzimit të listës në KQZ, u vu re se mungonte një parti, “Mendimi i Djathtë Liberal”, e drejtuar nga Mustafa Lici.

Në një intervistë për ABC Neës, Lici tha se partia e tij nuk u hoq nga lista, por ai nuk e kishte regjistruar në KQZ.

Ai u shpreh se pavarësisht se partia e tij nuk rezulton në listën e koalicionit, sërish bën pjesë në koalicionin opozitar të drejtuar nga lideri demokrat Lulzim Basha.

“Arsyeja që partia ime nuk është në listën e koalicionit opozitar është fakti që subjektin politik nuk e regjistrova në KQZ. Për këtë arsye partia nuk mund të ishte në listën e koalicionit, por kjo nuk ndryshon asgjë, pasi unë jam pjesë e koalicionit opozitar të drejtuar nga Lulzim Basha. Jam cdo ditë në komunikim me drejtuesit e PD-së për zgjedhjet. Unë nuk kam asnjë problem tjetër, në kohën e diktaturës kam bërë burg në Spaç, ndërsa në demokraci nuk jam dënuar as për një heqje patente. Unë një shtëpi kam pasuri dhe atë ma legalizuan këta që janë tani në pushtet”, tha Mustafa Lici.

Më shumë

spot_img
spot_img