Hapësire reklamuese

Sporti

U largua nga BARCELONA, “modestia” e Messit pushton rrjetin: Ju të gjithë po jetoni në botën time!

Shkruar nga Newsbomb
U largua nga BARCELONA, “modestia” e Messit pushton rrjetin: Ju

Largimi i Leo Messit nga Barcelona padyshim që ishte lajmi i ditës së djeshme. Ylli argjentinas zgjodhi të largohej nga katalanasit për shkak të mungesës së një akordi me drejtuesit e klubit. Reagimet kanë qenë të shumta, veçanërisht nga tifozët të cilët nuk arrijnë ta “kapërdijnë” këtë humbje të madhe të ekipit të tyre.

“Pleshti” ka bërë një postim në rrjetin social “Twitter”, më saktë me elegancë sikurse në fushë me top, ka zgjedhur të ripostojë një foto të faqes së njohur “433”, ndërsa shkruan në diçiturë: “Kjo është vërtetë bota e Mesit dhe ne të gjithë po jetojmë në botën e tij”. Duket si një lloj arrogance nga 34-vjeçari, megjithatë mënyra se si ka zgjedhur ta japë mesazhin, është sërish për t’u duartrokitur.

Leo Messi largohet pas 17-vitesh nga klubi i Barcelonës. Ishin katalanasit ata që i dhanë gjithçka argjentinasit, por edhe ai ia shpërbleu duke thyer çdo rekord botëror. Tashmë interesi është i madh për të mësuar të ardhmen e tij, ku aludimet janë të shumta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu