Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

U largua nga banesa 8 ditë më parë, gjendet në Elbasan nënë e dy fëmijëve: Ika me të dashurin, kot doli vëllai në television

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Është gjetur pas 8 ditësh Aureta Çauli, nënë e dy fëmijëve e cila ishte zhdukur nga Durrësi pa  lënë asnjë gjurmë.

Denoncimin në polici e bëri vëllai i 28-vjeçares, duke hedhur dyshime se e kishin rrëmbyer.

Por situata nuk është aspak kështu, 28-vjeçarja është gjetur në Labinot Katund, ku ishte martuar me një djalë. Ajo kishte njohur një person në Facebook dhe pasi djali ishte kthyer nga Italia, ajo kishte shkuar dhe ishte martuar me të pa njoftuar askënd.

Si duket familja, ku po jetonte tani nusja e re, nuk e kishin idenë fare, se Aureta Çauli kishte dy fëmijë dhe se ishte zhdukur dhe se familjarët ishin në kërkim të saj dhe janë habitur kur kanë parë në shtëpi policinë.

Policia e ka shoqëruar në polici 28-vjeçaren, ku është marrë në pyetje.

“Nuk i kisha thënë familjes së të dashurit që isha në proces divorci dhe kisha dy fëmijë. Do ja thosha në një moment të dytë”, ka thënë Arjeta Cauli.

“Vëllai s’kishte pse dilte në televizor. Unë me të s’kam pasur marrëdhënie të mira. Unë ika vetë, e dua shumë djalin me të cilin ika”, ka thënë nëna e dy fëmijëve.

Ajo është shprehur se do të shkojë tek fëmijët, por që nuk do të ndahet nga i dashuri pasi e dashuronte atë.

Ndërsa në lidhje me vizitën e saj në spital, është thënë se ajo kishte pasur disa kriza nervore dhe kishte marrë qetësuese.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img