Hapësire reklamuese

Politikë

“U la pezull” nga Basha, Belind Këlliçi s’bën kthesë: Vendimet e kryedemokratit janë nul, zgjodha FRPD

Shkruar nga Newsbomb
“U  la pezull” nga Basha, Belind Këlliçi

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i cili u pezullua nga Kryesia e PD ka thënë se vendimet e kreut të PD-së janë “nul”.  Ai tha në një lidhje Skype në “Top Talk” se ky vendim nuk ka asnjë vlerë, pasi ka zgjedhur që të jetë me demokratët dhe me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.  

“Për mua është vlerësim ky vendim. Jam i lumtur dhe nuk mund të jem pjesë e shoqatës së Lulzim Bashës. Për mua është nul, nuk ka asnjë vlerë. Kam zgjedhur të jem me demokratët, me bazën, me të rinjtë e Forumit Rinor dhe për mua ky është rrugëtimi politik, jo bashkëqeverisja me Edi Ramën dhe nuk është të qëndruarit në krah të një personi që ka mision shkatërrimin e PD. Ky është një kopje e shëmtuar e Edi Ramës. Ky është një vendim nul, nuk ka asnjë vlerë se Basha nuk ka asnjë vlerë, është e shkuara”, u shpreh Këlliçi.

Kujtojmë se Kryesia e PD ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje mbrëmjen e djeshme që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ka përjashtuar Sali Berishën dhe 8 të tjerë, si dhe janë pezulluar 19 anëtar të Rithemelimit, mes tyre edhe Belind Këlliçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll